"Ju flet Moska": Çfarë duhet të dini për reformën në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke e konsideruar një eksperimet të bërë në një shtet të vogël dhe pa përvojë, Myftaraj tha se as shtete me përvojë shekullore në zbatimin e ligjeve nuk do të kishin guxuar të bënin një reformë të tillë kaq voluminoze.

Rasti i fundit i zgjedhjes së Kryeprokures jo sipas paketës ligjore të reformës në drejtësi provoi edhe dështimin e kësaj reforme, tha ai.

Myftaraj: Edhe viti 2017, ashtu si viti paraardhës por edhe një pjesë e madhe e vitit para vitit të kaluar në një periudhë shumë të gjatë është zënë me fjalë për reformën në drejtësi. Meqenëse këto ditë kaluam një moment të rëndësishëm të reformës në drejtësi, zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm do të doja tu shpjegoja juristë, që nuk e keni një çështje me interes të se çfarë duhet të dini për reformën në drejtësi ju që nuk jeni drejtëpërdrejtë këtë reformë. Reforma në drejtësi që quhet paketë, është një pako e madhe, në terësinë e vet ka 1335 nene me 535 faqe format A4.

Shkencat juridike kanë një parim të vërtetuar nga historia e tyre, sa më i ndërlikuar të jetë legjislacioni dhe më i vëllimshëm aq më i pazbatuar është. Reforma në drejtësi që u bë së fundmi në Shqipëri nuk bën përjashtim nga kjo kategori.E gjithë pakoja e reformës në drejtësi përbëhet nga 19 ligje dhe vendime të Kuvendit të Shqipërisë.

-Reforma në drejtësi përbëhet nga ligji numër 84, dt.30 gusht 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, 71 nene dhe 34 faqe A4, 64 faqe bashkë me formularët.

-Ligji numër 95, dt.6 tetor 2016 për organizimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, 58 nene, 46 faqe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-cfare-duhet-te-dini-reformen-ne-drejtesi

Recommended