Ora News - Takim me të kaluarën, Daja: E vlerësojmë Skënderbeun, por respektojmë veten

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Supersfida e javës së katërt e Kategorisë Superiore luhet këtë të hënë në Vlorë, aty ku Flamurtari vendas pret kampionët në fuqi të Skënderbeut. Një 90 minutësh emocionues për teknikun e vlonjatëve, Ilir Daja që përballet me ish-skuadrën e tij për herë të parë që prej transferimit te kuqezinjtë. Ndërkohë përpara ndeshjes me korçarët trajneri foli para mediave teksa tha:

"Ne kemi luajtur dy transferta, ndryshe nga Skënderbeu i cili ka luajtur në shtëpi. Vijnë si favorit sepse janë kampionët në fuqi, por kanë edhe një ekip të mirë. Bregu është një lojtar anësor i cili përshtatet më shpejt se një tjetër më cilësorë.

Ndeshja ? Nuk na justifikon asgjë, e vlerësojmë Skënderbeun. Do respektojmë më shumë veten tonë, pasi luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e tifozëve. Jemi një grup i ri, por dëshira për fitore sa vjen dhe rritet, pres të jetë në nivele maksimale. Sigurisht që nuk duhet humbur edhe logjika e lojës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/takim-me-te-kaluaren-daja-e-vleresojme-skenderbeun-por-respektojme-veten

Recommended