Ora News - Rama takim për nisjen e fushatës së të zgjedhurve lokalë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata e llogaridhënies për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë mblodhi në zyrën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Sekretarin e Përgjishëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Kjo fushatë u miratua në Asamblenë Kombëtare të PS-së në funksion të zgjedhjeve lokale që do të mbahen qershorin e ardhshëm dhe do të organizohet njësoj si me fushatën e llogaridhënies së Ministrave gjatë tre muajve të shkuar.

Si kryetar i Shoqatës së Kryebashkiakëve, Veliaj duhet të organizojë të gjitha takimet e anëtarëve që janë kryetarë bashkie në çdo bashki.Një fushatë e tillë është refuzuar nga kryebashkiakët e opozitës.

PS përmes kësaj fushate do të evidentojë problematikat dhe në bazë të tyre do të rikonfirmojë ose jo kryetarët aktualë të bashkive.

Rama ka deklaruar se edhe shumë prej këshilltarëve do identifikohen nga kjo fushatë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/votimi-i-ligjit-teatrin-rama-takim-me-rucin-veliaj-dhe-agacin

Recommended