Ora News - Shkolla simbol e Beratit e dëmtuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjimnazi Babë Dudë Karbunara, e cilësuar shkolla simbol e Beratit nuk është gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor që nis më 17 Shtator.

Godina e ndërtuar rreth 60 vjet më parë, po shkon drejt degradimit.

Soleta e katit të tretë pikon sa herë ka reshje shiu dhe për pasojë muret e klasave i ka mbuluar myku si pasojë e lagështirës.

Drejtori Llazar Palla thotë se situata është e frikshme deri në rrezik të jetës për nxënësit.

Llazar Palla: "Mjediset e klasave të katit të tretë vazhdojnë të jenë në gjëndje të rënduar për shkak të lagështirës dhe mykut që mbizotëron. Është e frikshme dhe për jetën e nxënësve."

Bashkia e Beratit është e njohur me këtë situatë, por duket se është dorëzuar për shkak të mungesës së fondeve për rikonstruksionin apo rindërtimin e godinës nga e para.

"Mundësia që na ka ofruar bashkia është e vogël. Unë kam propozuar të ketë një zgjidhje emergjente, të rregullojmë të paktën vetëm pjesën e dëmtuar të tarracës"

Në këto kushte nxënësit e gjimnazit Babë Dudë Karbunara, do ta nisin vitin e ri shkollor në një ambient mes mykut e ndotjes që u rrezikon edhe shëndetin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkolla-simbol-e-beratit-e-demtuar