Ora News - Si të lexojmë pa dëmtuar sytë, këshilla të vlefshme për prindërit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekët okulistë rekomandojnë prindërit të bëjnë një vizitë të fëmijëve të tyre pranë specialistëve për të parë gjendjen e shikimit dhe për të kapur herët problematikat. Nëse një fëmijë i afrohet më shumë se 30-35 cm televizorit, librit apo telefonit, mjekët thonë se duhet bërë patjetër konsultë tek okulisti.

Nëse një fëmijë i moshës 5-6 vjeç i afrohet televizorit, telefonit dhe librit më shumë se 30-35 cm, duke shfaqur edhe problem si lotim apo dhimbje të syve, prindërit duhet ti bëjnë një vlerësim shikimit tek mjeku okulist.

Alketa Tandili: Janë disa shenja të vogla që prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që nëse fëmija afrohet më shumë në libër, në fletore sesa 30-33 cm që është norma, vëren ndonjë devijim të syve, skuqje të syve, lotim, pulitje të syve, çdo lloj shenje e vogël mund të jetë ndihmë për ti paraprirë një problematike më të madhe më vonë.

Mjekja okuliste, Alketa Tandili, i sugjeron prindërve që përpara nisjes së shkollës të bëjnë një screening të shikimit të fëmijëve.

Alketa Tandili: Screening të shikimit. Kanë dalë shumë fëmijë me të meta të refraksionit, nuk janë patologji të shikimit por problematika të refraksionit të syve që duke u ndihmuar në moshën e duhur që është deri në 9 vjeç, bëjmë që të çojmë fëmijët në shikimin e plotë, funksion për të cilin sytë janë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/si-te-lexojme-pa-demtuar-syte-keshilla-te-vlefshme-prinderit

Recommended