Ora News - AMA rindez transmetimet analoge dhe shtyn me 4 muaj fikjen e tyre

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga sot në ekrane do të rikthehet sinjali televiziv analog pa nevojën e një dekoderi. Kjo edhe për 4 muaj.

Autoriteti i Medias Audiovizive urdhëroi rindezjen e transmetimeve analoge dhe shtyrjen e fikjes së sinjalit analog deri më 15 janar 2019.

Vendimi u bë publik nga kreu i AMA, Gentian Sala gjatë një konference për median me gazetarët mesditën e sotme.

Gentian Sala: "Qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera, u lihet një kohë mëse e mjaftueshme katër mujore për t'u pajisur me dekodera. Pra, afati i fikjes së sinjalit do të shtyhet për në datën 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet e AMA-s për më shumë se një vit për qytetarët për t'u pajisur me dekodera, konstatohet se shumë prej tyre këtë çështje e kanë lënë për në moment të fundit. Ne kemi detyrim kundrejt BE për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numerike. Është një detyrim ligjor. Kemi po ashtu një detyrim nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet rezolutës së tij, për të mbyllur transmetimet numerike në një kohë sa më të shpejtë.

Vendimi i AMA erdhi pas ankesave të shumta të qytetarë gati 10 herë më shumë se normalja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ama-shtyn-me-4-muaj-kohe-fikjen-e-transmetimeve-analoge

Recommended