Ora News - Qentë “pushtojnë” Durrësin, banorët të frikësuar për fëmijët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Durrës banorët ankohen për numrin e lartë të qenëve endacakë, për të cilët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga bashkia.

Të tilla janë mbrëmjet në qendër të Durrësit (shikoni videon), ku hapësirat shplodhëse dhe trotuaret do të duhet ti ndash me qentë endacakë.
Të mbledhur në grupe ata kthehen në rrezik për shëndetin e qytetarëve por edhe turistëve që kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës.

Nuk dihet nëse janë të vaksinuar, por ushqyerja me mbeturina i bën ata mbartës të sëmundjeve të ndryshme infektive.
Banorët thonë se kanë frikë të dalin më fëmijët në qendër të qytetit dhe kërkojnë nga bashkia marrjen e masave për largimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qente-pushtojne-durresin-banoret-te-frikesuar-femijet

Recommended