Mbetje spitalore e inertet 'pushtojnë' Erzenin! Banorët: Ujitja me ujë të ndotur rrezikon bimësinë

  • 4 years ago
Me dhjetëra policë dhe vetë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë zbarkuan në burimin e lumit Erzen, atje ku në dalje të fshatit Pajetë, merr jetë rrjedha e këtij lumi, uji i të cilit është i pijshëm, por më pas përfundon në Adriatik i ndotur.

Ndërsa në pak minuta në periferi të kryeqytetit rrëzë Arbanës, kamera e ReportTv u ndal në basenin e përroit, i cili para se të bashkohet me Erzenin, çon në të, edhe mbetje spitalore si shiringa e shishe ilacesh. Nuk mungojnë as mbetjet plastike apo inerte në basenin e këtij përroi si dhe në këmbët e kësaj ure.

Recommended