Ora News - Çmimet e librave të shkollës luhatje 10 lekë për tekst

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shitja e teksteve shkollore vijon normalisht në pikat e tregtimit të licencuara nga ministria e arsimit.

Çmimet për tekstet kanë një luajtje të lehtë 10 lekë, llogaritur si ndryshim për shkak të inflacionit. Librarët thonë se prioritet për shpërndarjen kanë patur tekstet e ciklit fillore, klasa e parë-klasa e 4, sipas databazë së nxënësve në shkollat përkatëse.

Eleno Metohu, Librare: Nga klasa e parë deri në klasë të katërt ne i kemi kompletuar shkollat. Është një nismë e mirë sepse ka shumë familje që janë në nevojë. Jemi furnizuar në mënyrë të rregullt. Nuk ka ndonjë lëvizje të madhe të çmimeve. 10 lekë ka një lëvizje çmimi.

Ka disa vonesa kryesisht të gjuhës së huaj në librari, për të cilat është garantuar nga ministria e arsimit se kompletimi i tyre do të behet para nisjes së vitit të ri shkollor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cmimet-e-librave-te-shkolles-luhatje-10-leke-tekst

Recommended