Ora News - Po rikonstruktohet rruga hyrëse drejt Ulzës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikonstruksioni i rrugës hyrësë cilësohet një investim jetik për qytezën e Ulzës.

Me përfundimin e ndërhyrjes parku natyror do të jetë lehtësisht i arritshëm nga turistët vendas të huaj që vit pas viti po shënojnë rritje

"Ka pasur një fluks turistësh me promovimin që i është bërë" thotë kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani

Në Liqenin e Ulzës po zbatohet modeli i parë turistik që ekuilibron mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit.

Por drejtuesit vendore janë të vetëdijshëm se veç bukurive natyrore, duhet punuar në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për ta kthyer Ulzën në një qytezë të mirëfilltë turistike.

Rruga më gjatësi 2.2 kilometra është pjesë e Parkut Natyror Rajonal Ulëz dhe është një investim i qeverisë shqiptare e Bankës së Këshillit të Europës.

Projekti parashikon trotuare, ndricim dhe vendosje të sinjalistikës së nevojshme vertikale e horizontale duke plotësuar kështu të gjitha kërkesat e një rruge që të çon drejt një destinacioni turistik

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/po-rikonstruktohet-rruga-hyrese-drejt-ulzes
Recommended