Ora News - Mungojnë rojet në kullat e vrojtimit në Pogradec, qytetarët ndjehen të pasigurt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndonëse sezoni turistik ka nisur prej dy muajsh, kullat e vrojtimit vijojnë të qëndrojnë jashtë funksionit në qytetin e Pogradecit.

Një situatë e papranueshme duke qenë se ky qytet mbetet një ndër destinacionet e preferuara për turistët. Janë pikërisht këta të fundit të cilët kanë ngritur shqetësimin.

Ata thonë se jeta e tyre është e pasigurt ndërsa situata agravohet edhe më tej kur në vijën bregliqenore nuk ekziston asnjë roje plazhi.

Më tej pushuesit thonë se vendosja e rojeve është detyrim për sigurinë e jetës së tyre. Ndërsa apelojnë që kjo situatë duhet të zgjidhet urgjentisht

Turistë: Ndjehemi të rrezikuar sidomos fëmijët. Në gjithë këtë plazh nuk është dikush që të kujdeset.

Nga ana tjetër bashkia e Pogradecit pranon problemin në fjalë duke pohuar se shkak i mungesës së rojeve është bërë subjekti që ka fituat tenderin. Rruzhdi Hymetllari specialist në sektorin e turizmit thotë se pritet te certifikohen 30 të rinj por ngërçi mbetet tek subjekti i cili nuk aprovon certifikimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungojne-rojet-ne-kullat-e-vrojtimit-ne-pogradec-qytetaret-ndjehen-te-pasigurt

Recommended