Ora News - Vezhgimi në Tiranë: Korsitë e dedikuara për biçikleta i përdorin këmbësorët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duhet të ishte një korsi e dedikuar vetëm për ata që përdorin biçikletat por pamjet tregojnë se nuk ndodh kështu.

Ashtu si edhe në korsite e tjera në kryeqytet edhe në këtë segment të ndërtuar së fundmi në bulveradin Zogu i Parë, këmbësorët nuk i lënë ciklistët të pedalojnë te qete, madje ka edhe nga ata që i përdorin ato për të kaluar me motorr ose për ti parkuar.

Përdoruesit e bicikletave thonë se ky fenomen për ta është shqetësues, pasi mund të kthehet në burim aksidentesh

Por si duhet të veprohet? Disa thonë se do të presin deri në sensibilizimin e këmbësorëve ndërsa të tjerë sygjerojnë vendosjen e gjobave

E njëjta situata është edhe në korsinë që është ndërtuar përgjatë Rrugës së Kavajës. Bashkia ka vendosur në to edhe këto vazo për të ndaluar kalimin e këmbësorëve por as kjo zgjidhje nuk ka rezultuar efektive

Në Tiranë me shtimin e korsive të dedikuara të bicikletave është rritur edhe numri i qytetarëve që i përdorin ato. Rezulton se në kryeqyet 6% e udhëtimeve kryhen me bicikletë ndrësa Bashkia Tiranë ka shprehur ambicien se deri në vitin 2030 kjo shifër do të shkojë në 50%.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezhgimi-ne-tirane-korsite-e-dedikuara-bicikleta-i-perdorin-kembesoret

Recommended