Ora News - Helmim masiv nga dasmat në një lokal në Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një helmim masiv është shënuar në qytetin e Elbasanit.

Plot 44 persona janë paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Elbasanit me simptomat e helmimit. Mësohet se ata kishin qenë të pranishëm në tre dasma që ishin mbajtur në të njëjtin lokal në unazën e qytetit.

Nga këta 36 persona janë shtruar në spital të tjerët pas mjekimit janë larguar.

Sipas nëndrejtorit të Qendërs Spitalore ?Xhaferr Kongoli?, Luan Rrapi aktualisht në spitalet e Qendrëns Spitalore janë shtruar 36 persona. 31 prej tyre rezultojnë të regjistruar në spitalin infektiv. 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë pasi kanë manifestuar shenja të rënda të intoksikacionit. 2 fëmijë ndodhen të shtruar në Pediatri ndërsa 8 shtetas të tjerë kanë marrë mjekim ambulator.

Dr. Rrapi u shpreh se prej orës 01.00 nuk janë paraqitur më shtetas me shenja të helimit. Sipas tij, menjëherë pas konstatimit të rastit Drejtoria e Qendrës Spitalore ka marrë të gjitha masat duke vënë në gatishmëri të gjitha strukturat dhe medikamentet e nevojshme.

Dasmat ne nje lokal

Pacientët vijnë nga tre dasma të ndryshme në të njëjtin lokal.

AKU në bashkëpunim me Drejtorinë e Higjienës kanë mbyllur lokalin dhe kanë marrë mostrat nga ushqimet dhe pijet dhe i ka dërguar në laborator për për të përcaktuar shkakun.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij helmimi.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/helmim-masiv-ne-nje-dasm-ne-elbasan

Recommended