Ora News - Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur në fabrikën e çimentos
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një punëtor i fabrikës së çimentos ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjëndje të rëndë.

Sipas informacionit paraprak M.S, 56 vjeç banues i fshatit Ulem ndërroi jetë, ndërsa është në gjëndje të rëndë shtetasi Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të policisë nuk sqarohet se çfarë ka ndodhur por mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Ndërkohë nga informacionet e gazetarëve mendohet se punëtori është zënë poshtë nga një masiv çimentoje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 mesditen e sotme, kur dy punëtore kanë qenë duke pritur masivin e çimetos dhe papritur është shkëputur rreth 200 ton në forme koni, duke i zënë poshtë.

Për të nxjerrë viktimën është kërkuar ndihma e zjarrfikëses. Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar menjëherë në spital Tomorr Mjekërzaku i cili eshte ne gjendje te rende.

Ndersa grupi hetimor po kryen veprimet, për shkakun që i mori jetën 56 vjeçarit si edhe kushtet teknike në punë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/elbasan-flitet-1-te-vdekur-e-nje-te-plagosur-ne-fabriken-e-cimento
Recommended