Ora News - Piano për Akademinë e Shkencave, Elida Dakoli kthehet pas 10 vitesh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas një mungese prej 10 vitesh nuk kishin se si të mungonin emocionet e shumta kur luan në piano para publikut shqiptar. Në pianon që i dhuroi bashkë me miqtë e saj Akademisë së Shkencave, pianistja e talentuar shqiptare me tinguj elegant dhuroi emocione për të gjithë artdashësit e saj

Edhe pse Elida Dakoli ka dhënë dhjetëra përformanca në Evropë dhe Amerikë, pas përformancës para publikut shqiptar që e priti me duartrokitje, pianistja e shoqëruar nga familja e saj u shpreh mjaft e emocionuar.

Dakoli: Është gjithmonë kënaqësi që të kthehesh në vendin tënd.

Por për mikrofonin e Ora News, ajo nuk e fshehu mundësinë për projekte të tjera, me përmasa edhe më të mëdha në vendin e saj të lindjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/piano-akademine-e-shkencave-elida-dakoli-kthehet-pas-10-vitesh

Recommended