Shahini: Gjuha shqipe nuk përdoret mirë! Ligji për Akademinë e Shkencave i hap rrugën përafrimeve

  • 5 years ago
TIRANË- Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi sot në Kuvend se gjuha shqipe sot nuk përdoret mirë teksa deklaroi se asaj i mungojnë shumë fjalë dhe shprehje gegërisht. Shahini tha se duhet t?i hapet rruga punës për përafrimet intelektuale mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të marrë përsipër ndërtimin e strategjisë për zhvillimin, kodifikimin, njëhsimin dhe promovimin e përdorimit të drejtë të gjuhes shqipe.

?Në thelb, Presidenti pretendon se Ligji për Akademinë e Shkencave bie ndesh me Ligjin për Arsimin e lartë duke cënuar autonominë e universiteteve si në zhvillimin e funksioneve akademike ashtu dhe atyre kërkimore-shkencore. Këto pretendime nuk qëndrojnë!Është e vërtetë që në draft-ligjin e paraqitur fillimisht nga një grup deputetësh ka patur formulime që mund të interpretoheshin si mbivendosje funksionesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në cilësinë e institucionit që ka ekspertizë mbi këtë ligj, dërgoi komentet dhe rregullimet e nevojshme të cilat janë reflektuar plotësisht në ligjin e miratuar në korrik.? u shpreh ministrja Shahini.

Unë kam propozuar që Akademia e Shkencave në Shqipëri të fillojë procesin e përafrimit me Akademinë e Shkencave në Kosovë dhe akademitë e tjera shqiptare në rajon për të themeluar një Akademi Shqiptare, duke federalizuar akademitë ekzistuese, duke harmonizuar përpjekjet e secilës, duke përafruar mendjet më të ndritura shqiptare.

Recommended