Report TV -Nis gara për çmimet shkencore në Akademinë e Shkencave

  • 5 years ago
Nisën sot ligjëratat për çmimet shkencore kombëtare të vitit 2018, që ndan Akademia e Shkencave. Historianët Beqir Meta, Marenglen Verli, Ledia Dushku dhe Hasan Bello prezantuan librin ?Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX? përpara specialistëve në sallën ?Aleks Buda? në Akademinë e Shkencave. Ky libër është nominuar për çmimin ?Çabej?. Sipas drejtorit të Institutit të Historisë, Beqir Meta, botimi i tij është vijim i një tradite, që ka në qendër botimin e historisë shqiptare dhe përmirësimin e tezave shkencore, duke u bazuar në thellim të kërkimit shkencor.

?...Për ne ka qenë një arritje e rëndësishme, botimi i parë që u bë në vitin 2007, që u bën shumë ndryshme pozitive i tezave historiografike, por nga ana tjetër në kemi konstatuar edhe një nga problematikat e botimeve shkencore, burime të huaja. Ka pasur koleksione të veçanta, si arkivi italian, dokumente, arkivi britanik, francez dhe atë gjerman. Synimi ka qenë që në këtë botim, t kishte një metodologji të re të çështjes shqiptare, që e ka bërë Dritan Egro. Ka pas një këndvështrim për situatën shqiptare në prag të shpalljes së Pavarësisë. Ky botim ka si qëllim që të bëjë një analizë gjakftohtë edhe për defektet tona, si komb edhe si popull, në momentet që ishte shtruar si detyrë imperative Pavarësia e Shqipërisë, por përgatitja e popullit për të hedh këtë hap nuk ishte ende në lartësinë e kësaj nevoje të madhe, që kërkonte ndërtimi i një shteti kombëtar, në rrethana të atëhershme ndërkombëtare, kur kjo pavarësi kishte armiq të shumtë...?, shprehet akademiku Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë.

Recommended