Report TV - Konkursi /Përzgjidhen 8 vepra shkencore për antifashizmin në Shqipëri

  • 5 years ago
Konkursi retrospektiv  për ?Veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019? është mbyllur. Juria ka përzgjedhur 1) Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë vendës, katër vepra: ?Dosjet e luftës?, me autore Ana Lalaj (2014); 2) ?Ripushtimi i Kosovës? (shtator 1944 ? korrik 1945) me autor Lefter Nasi (1994);3) ?Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore? ? Libri 1. 1939-1943 me autor Paskal Milon (2014) dhe 4) ?Shqipëria dhe ?Tokat e lirueme?, 1939-1946 me autor Romeo Gurakuqin (2018).

Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë të huaj (të përkthyer në shqip), janë 4 vepra: 1) Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945 me autor Bernd J. Fischer (1999); 2) ?Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri? 1939-1944: një analizë historike e gjedhes kulturore të mikut dhe armikut me autor Hubert Neuwirth (2006); 3) ?Fitorja e hidhur - Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë? me autor Reginald Hibbert (1991); 4)?Lufta e fshehtë në Shqipëri ? një histori e misioneve sekrete britanike 1940 ? 1945?me autor Roderick Bailey (2019),Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga studiues të rinj është gjykuar nga juria se prurjet e paraqitura nuk përmbushnin kriteret që të përzgjidheshin, si vepra për nominim.

Recommended