Report TV -Përzgjidhen 25 prokurorët për SPAK (EMRAT)

  • 5 years ago
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 25 kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e prokurorisë kundër krimit e korrupsionit njohur si SPAK.

Në garë për tu bërë pjesë e SPAK ishin 28 aplikantë ndërsa tre prej tyre Irena Nino, Fatmir Hoxha dhe Genti Cenaj u skualifikuan pasi vinin jashtë sistemit të prokurorisë.

Vendimi u mor në mbledhje, duke i hapur rrugën përzgjedhjes së 25 aplikantëve mes tyre shumica nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kjo pasi krimet shkrihen me ngritjen e SPAK.

Në listat me 25 kandidatë, katër prej tyre janë përzgjedhur automatikisht pasi kanë kaluar më parë filtrin e vetting i cili ka kusht të dyja shkallët ndërsa të tjerët do kalojnë një me përparësi.

Ata janë Dritan Prenci prokuror i dosjes ?Tahiri?, Arben Kraja prokuror i dosjes ?Durrës-Kukës?, Vate Staka prokuror nga Shkodra, si dhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila për më pak se sa një javë i skadon afati nëse kalimi i vettingut për të do të ankimohet apo jo.

Në garën për SPAK spikasin edhe emra prokurorësh që kanë karrierë për mbi 10 vite në sistemin e akuzës si dhe poste drejtuese.

Mes tyre janë Elisabeta Imeraj sot drejtuese e komanduar tek Tirana ish prokurore e kriemve, Besim Hajdarmataj ish drejtues i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ish drejtues dhe prokuror i Krimeve, Eneid Nakuci i njohur si prokuror i dosjes ?Balili? si dhe Edvin Kondili prokuror i 613 kg kokainë kapur në Maminas.

Ngritja e SPAK shihet si një pikë kyçe për reformën në drejtësi pasi nga krijimi i saj varet shumë institucione të tjera mes tyre dhe zbatimi i ligjit për masat shtesë të sigurisë në burgje.

Ndërsa katër ditë pas hapjes së garës për kryeprokurorin e ri, KLP në mbledhjen e kësaj të premte konstatoi se ende s'kishte mbërritur asnjë aplikim apo kandidaturë.

Recommended