Report TV-SPAK në vetting/ Prokurorët në filtër për pasuri, profesion e kontakte me krimin
  • 5 years ago
Prokurorët të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e prokurorisë antikorrupsion njohur si SPAK do të dalin para vettingut brenda muajit qershor. Report Tv mëson se duke nisur nga 1 qershor në kalendarin e seancave do të publikohen sipas emrave data dhe ora e paraqitjes së tyre para trupës së vettingut.

Aktualisht në listën prioritare të SPAK janë 25 kandidatë depozituar në KPK nga këshilli i lartë i prokurorisë, ndërsa 5 prej tyre më herët kanë kaluar vettingun.

Mes prokurorëve që pritet të dalin para vettingun është edhe emri i kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj e cila është ndër emrat që pretendon të bëhet drejtuese e SPAK.

Deri më tani nisur nga Prill-Maj vetting ka pasur jo më shumë se 25 seanca çka sipas burimeve për Report Tv lidhet pikërisht me angazhimin e 4 trupave të vettingut me verifikimin e listave prioritare për institucionet e reja të drejtësisë.

Me përfundimin e vettingut për këta kandidat pritet që KLP të bëj renditjen e tyre me pikëzim e më pas përzgjedhjen e 15 emrave që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e SPAK.

Aktualisht pranë komisionit të vettingut vec listës prioritare për SPAK janë edhe lista prioritare për kandidatë për kryeprokuror dhe gjyqtarëve që kandidojnë për gjykatën kushtetuese dhe atë të lartë, çka pritet të sjellë çdo ditë nga 1 deri në 4 seanca dëgjimore.

Të njëjta burime sqraun se seanca intensive do të ketë jo vetëm qershori por edhe muaji korrik për të përmbyllur me prioritet verifikimet për ti hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë.

Nga 25 kandidatë deri më tani në listën e SPAK vettingun e kanë kaluar Donika Prela, Besnik Muçi, Dritan Prençi, Arben Kraja dhe prokurori i tërhequr nga gara Vate Staka pasi u bë anëtar i KLP-së
Recommended