Report TV -Po fryn era e SPAK! 8 prokurorët takime konsultimi me OPDAT dhe ambasadën e SHBA
  • 4 years ago
Tetë prokurorët që kanë kaluar etapat e monitorimit dhe që janë zgjedhur për të qenë pjesë e strukturës së Prokurorisë Anti-Korrupsion, tashmë kanë filluar konsultimet me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Këto konsultime kanë ardhur gjatë takimeve të zhvilluara ditët e fundit, njëri prej të cilëve në qytetin e Pogradecit. Konsultimet me përfaqësues të misionit OPDAT dhe ekspertë juridikë të Ambasadës Amerikane janë kryer në kuadër të ngritjes nga fillimi të institucionit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila pritet të ngrihet zyrtarisht dhe me eficencë pune të plotë në fillim të muajit dhjetor 2019.
Recommended