Intervista për Report TV - Elida Dakoli koncert edhe një piano dhuratë për Akademinë e Shkencave

  • 6 years ago
Pianistja Elida Dakoli rikthehet pas dhjetë vitesh me një koncert në Shqipëri. Si rrallëherë shqiptaro-amerikania interpretoi koncertin në një piano, të cilën e kishte sjell nga Amerika për t?ja bërë dhuratë Akademisë së Shkencave.

Ajo rrëfen për kamerën e ?Report Tv? se pas kërkesës që i bëri ish-profesoresha e saj, Anita Tartari, u vu menjëherë në lëvizje për të bërë më të mirën për artistët shqiptarë.

Ishte ideja e profesoreshës time, Anita Tartari, nga bisedat që kemi bërë, duke qenë se unë përpaqësoj kompaninë ?Mason & Hamlin dhe PianoDisc? në Amerikë edhe në Gjermani, më tha: Përse nuk bën diçka për Akademinë e Shkencave. Bisedova me tim shoq edhe ashtu bëmë. Bisedova me miqtë e mi edhe ata ishin shumë dakord. Kështu nisi ideja.

Elida Dakoli, pianiste
Është gjithmonë kënaqësi që të kthehesh në vendin tënd edhe të japësh koncert. Për mua jeta koncertore nuk ka munguar aty ku kam qenë, sepse kam krijuar jetën edhe ambientin tim, por kur kthehem më kujtohen kohët kur kam punuar edhe jetuar këtu. Pianoja ishte një gjest që doja ta bëja për koleget edhe pedagogët e mi, prandaj shpresoj që të bëjnë koncerte të bukura këtu.

Elida Dakoli, pianiste

Elida ndalet edhe tek rrugëtimi i saj artistik nga Durrësi në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Pa harruar që të flasë për të shkuarën e saj, ku sistemi komunist ka lënë gjurmë të hidhura.

Recommended