Report TV - Reforma në Akademinë e Shkencave /15 deputetë depozitojnë në kuvend projektligjin
  • 5 years ago
Rreth 15 deputet të Partisë Socialiste depozitojnë në Parlament projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave. Mes tyre janë emra, si Eglantina Gjermeni, Anastas Angjeli apo Vilma Bello, të cilët i kërkojnë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në bazë të nenit 81, pika 1 e kushtetutës, por edhe në bazë të rregullores së Kuvendit, shqyrtimin për miratim në Kuvend nismën ligjore, projektligjin ?Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë?.

Ndër të tjera, në relacionin shpjegues shkruhet qëllimi i këtij ligji, që është përcaktimi i kuadrit ligjor për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, objekti i këtij ligji janë Akademia, organet e saj përbërëse dhe ato që veprojnë pranë saj, si dhe marrëdhëniet e Akademisë me institucionet e tjera të kërkimit shkencor dhe të politikave të zhvillimit të saj.

Ndërsa, nga ana tjetër ALLEA, Federata Europiane e Akademive të Shkencave Natyrore dhe Shoqërore, në një deklaratë të përbashkët u kërkon qeverive dhe autoriteteve publike që të mbrojnë lirinë akademike dhe të ruajnë autonominë institucionale duke mundësuar sisteme të forta rregullatore, që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të institucioneve kërkimore dhe atyre të arsimit të lartë.

?Shoqëritë tona të bazuara mbi dijen janë të varura ndaj zhvillimit shkencor, por brishtësia e parimeve bazë të jetës akademike, liria dhe autonomia, shpesh shpërfillen. Vetëm me to mundet shkenca t?i shërbejë më së miri shoqërisë. Ngjarjet e fundit në Europë të lidhura me rritjen e presionit politik në disa shtete na kanë ndërgjegjësuar ndjeshëm për nevojën e mbrojtjes me çdo kusht të këtyre vlerave. Është koha që shkencëtarët, por edhe shoqëria në përgjithësi, të ngrihen ndaj shkeljeve të pajustifikuara dhe të kërkojnë mbrojtje më të fortë?, shprehet Antonio Loprieno, Presidenti i ALLEA-s.
Recommended