Ora News - Durrës, iu dogj banesa, fqinji shpëton nga vdekja të moshuarën e paralizuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nje apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët rreth orës 11:20, të 1 gushtit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 Durrës, teksa në apartament ndodhej e vetme një e moshuar e paralizuar, e identifikuar me inicialet M.Sh. 82 vjeçe,

Kanë qenë fqinjët ata që kanë pikasur flakët, duke shkuar në ndihmë të gruas.

Pasi kanë thyer derën e jashtme, fqinjët kanë mundur të depertojnë në brendësi të apartamentit, duke e nxjerrë jashtë të moshuarën.

Si pasojë e zjarrit mësohet se gruaja ka marrë lëndime të lehta në njërën këmbë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-banesa-perfshihet-nga-flaket

Recommended