Ora News - Banorët e Porto-Romanos protestojnë kundër ndotjes, shkak edhe fabrikat në këtë zonë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanalet e hapura të ujërave të zeza kanë detyruar banorët e Porto Romanos në Durrës që të dalin në protestë.

Përveç ujërave të zeza, shkak i ndotjes në këtë zonë, sipas banorëve janë edhe mbetjet kimike të fabrikave që i shkarkojnë ato direkt në këtë kanal të hapur..

Banor: "Shkak për ndotjen është edhe fabrika e kartonit, e cila i sjell këto mbeturinat dhe zbarkohen këtu e tani kërkojnë që t'i heqin këto me makina e të shkojnë t'i derdhin atje poshtë."

Banor: "Ne kemi vajtur tek Prefektura, tek Bashkia, me kërkesa të cilat po bëjnë katër-pesë muaj që ua kemi drejtuar edhe nuk është marrë asnjë masë"

Banor: "Ne kemi dalë për të protestuar për këtë kanalin këtu. Ne jemi banorë të asaj lagjes më poshtë, afër plehrave. Ja, erdhi edhe kjo makina, që të këpusë telin për të vazhduar punën fadroma. Këtu vjen riciklimi i kartonit. Kartonat, gjysmat, i marrin në plehra dhe i përpunojnë këtu. Të gjitha lëngjet nga ujërat e zeza derdhen nga ky kanal. Unë nuk shkoj sot në shtëpi pa u pastruar ky kanal, ose do më fusin mua në këtë kanalin këtu. Nuk ka rrugë tjetër"

Banor: "Këto banorë kërkojnë të mbulohet kanali, të sistemojnë ujërat e veta, asgjë më shumë."

Të premten, banorët e Porto Romanos u përplasën verbalisht me punonjesit e ndermarrjes se pastrimit dhe punonjesit e OSHEE-se, te cilet kishin ardhur per te pastruar kanalin.

Është e disata herë që banorët e kësaj zone protestojnë për ndotjen, ku një nga elementët është edhe djegia e mbeturinave në ambient të hapur
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-porto-romanos-protestojne-kunder-ndotjes-shkak-edhe-fabrikat-ne-kete-zone

Recommended