Studentet e Durresit protestojne kunder ndotjes

  • 6 years ago
?Stop ndotjes në Porto Romano? ishte mesazhi i protestës së dhjetëra studenteve të universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës. Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano ndodhet vetëm 250 metra larg korpusit universitar, duke bërë që bashkëjetesa me plehrat dhe tymin që lëshohet nga djegia e tyre t?i rrezikoje ata seriozisht.

Të mbështetur nga pedagogët e tyre dhe banorë të zonës, studentet kërkuan marrjen e masave urgjente nga bashkia për ndërprerjen e hedhjes se plehrave ne këtë vendgrumbullim dhe nisjen e rehabilitimit e tij.

?Jo vetëm që vjen një erë e rëndë dhe nuk zhvillojmë dot mësim, por edhe është e dëmshme për shëndetin. Ne kërkojmë nga Bashkia mos t?i djegë mbeturinat por t?i çojë diku tjetër.?

 ?Vetëm për një qëllim. Të ndalojmë ndotjen në Porto Romano, e cila po bëhet kancer për ne?.

Edhe pse zona e Porto Romanos u shpall Emergjencë Mjedisore nga këshilli bashkiak i Durrësit, situata vijon të përkeqësohet dita?ditës. Tv Klan e ka trajtuar në vazhdimësi situatën në këtë zonë se si mbetjet urbane kanë pushtuar fushën prej 18 hektarësh, duke vënë në rrezik shëndetin e mijëra banorëve në zonat përreth.

Tv Klan

Recommended