RTV Ora - Plazhi i vjetër në Vlorë edhe ketë sezon mbetet “njollë e zezë” e ndotjes

  • 5 years ago
#rtvora

Plazhi i vjetër mbetet njolla e zezë e ndotjes në bregdetin e Vlorës edhe për këtë sezon turistik që është në prag, derdhja e Ujërave te zeza, një problematikë e trashësuar ndër vite ende nuk ka marrë zgjidhje.

Plazhi i vjetër siç duket do të jetë njolla e zezë edhe ketë sezon turistik në bregdetin e Vlorës.

Kjo është gjendja vetëm pak ditë para çeljes zyrtare të sezonit.

Derdhja e ujërave të zeza në det nuk mori zgjidhje as për këtë verë.

Këto pamje tregojnë se ai mbetet një nga plazhet më të ndotura në vend siç konfirmojnë prej vitesh raportet e agjensive të mjedisit.

Plazhi i vjetër ka qenë një prej zonave më të frekuentuara nga qytetarët, por prej vitesh turistët këshillohen që ti qëndrojë larg.

Banorët e zonës ndërkohë thonë se janë të detyruar të bashkëjetojnë me ndotjen që shkakton vërshimi i ujërave të zeza në këtë zonë.

"Kancer i gjallë është plazhi, fëmijët bëhen puçra-puçra".

"Mushkonja, miza, insektet që na vinë brenda do na fusin sëmundje"

Bashkia e Vlorës thotë se ka një projekt për rehabilitimin total të rrjetit të ujërave te zeza në këtë zonë, por është në pritje të konfirmimit të qeverisë për të zgjidhur këtë problematikë të trashëguar ndër vite.

Vlora e ka një impiant të menaxhimit të ujërave te zeza, por ai nuk përfshin pjesën e plazhit të vjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plazhi-i-vjeter-ne-vlore-edhe-kete-sezon-mbetet-njolle-e-zeze-e-ndotjes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended