Ora News - Pranimet në Universitet, Koni thirrje maturantëve të zgjedhin Universitetin e Tiranës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rektori, Mynyr Koni, ka ftuar maturantët që të vendosin të parin në zgjedhjen e tyre Universitetin e Tiranës. Koni tha se kriteret dhe tarifat e studimit nuk kanë pësuar ndryshime dhe mbeten të njëjta me një vit më parë.

Më 30 korrik, maturantët do të përzgjedhin programet e studimit në portalin u-albania.

Në këtë fazë më rëndësi është njohja me kriteret e Universiteteve, ku ata synojnë të ndjekin studimet e larta.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha se kriteret për institucionin që ai drejton mbeten po ato të vitit 2017.

Mynyr Koni: Në thelb është vlerësimi i punës së studentit gjatë periudhës tre vjeçare, janë rezultatet e marra në provimin e maturës shtetërore si dhe grup-lëndë sipas programeve të ndryshme të studimit.Ka specifika të veçanta në programe për të cilat maturantët duhet të konsultohen me këto kritere që tashmë janë bërë publike në portalin u-albania, në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës, në rrjete sociale.

Janë rreth 6200 kuota në dispozicion të studentëve.

Mynyr Koni: Këto kuota ndahen në 5545 kuota për shtetasit shqiptarë për të cilët aplikimi fillon ditën e hënë me datë 30 dhe janë të ndarë pataj me kategori të veçanta ku kemi 179 kuota, për shtetasit e huaj 41 kuota, për shqiptarët nga trojet Kosova, Mali i Zi, Presheva, Maqedonia 179 kuota, kemi 170 kuota për transferime dhe 97 kuota për program të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pranimet-ne-universitet-koni-thirrje-maturanteve-te-zgjedhin-universitetin-e-tiranes
Recommended