Ora News - KPK shkarkon nga detyra dy prej kandidatëve për KLGJ dhe KLP
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KPK ka shkarkuar nga detyra dy prej kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Prokurori Arben Nela dhe gjyqtari Ervin Metalla u konsideruan nga komisioni si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Po këtë të hënë doli në seancë dëgjimore edhe anëtari i Gjyatës së Lartë Ardian Dvorani. Dvorani ishte hetuar në bazë të tre kritereve. Në lidhje me pasurinë ILDKPKI kishte konstatuar se deklarimi nuk ishte i saktë dhe kishte kryer fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për likuiditetet në shumën e 9 mln e 900 mijë lekëve që Dvorani nuk kishte shënuar në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI dhe ishin cilësuar nga ky institucion si fshehje të pasurisë. Por vetë gjyqtari në sqarimin që bëri para KPK tha se kishte qënë një gabim fizik nga ana e tij, pasi deklaratë si kishin munguar 4 faqe.

Megjithatë ai tha se ligji e ka të përcaktuar qartë që duhet të ishte ILDKPKI që duhet të kishte kërkuar sqarime në lidhje me këtë rast, qëndrim që mbajti dhe pas daljes nga seanca.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-shkarkon-nga-detyra-dy-prej-kandidateve-klgj-dhe-klp
Recommended