Ora News – Bardhi: KLP dhe KLGJ, proces jo i ligjshëm
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

PD e cilëson në shkelje të ligjit procesin e ngritjes dhe emërimit të drejtuesve të KLGJ dhe KLP. Këshilltari juridik Gazmend Bardhi tha se ky proces i shërbeu qeverisë për të kontrolluar politikisht drejtësinë.

Bardhi: Është tashmë fakt që të dy drejtuesit e KLGJ dhe KLP ishin dhe vendimet e para të këtyre organeve, janë dy njerëz të përzgjedhur personalisht nga Edi Rama.

Dy të përzgjedhurit për të drejtuar KLP dhe KLGJ sipas Bardhit nuk plotësojnë dhe kjo është konstatuar edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Bardhi: Ne kemi paralajmëruar emërimet përkatëse të këtyre dy individëve, të cilët sipas ONM nuk përmbushnin kriteret për të qenë anëtarë të KLGJ dhe KLP. Ky nuk është konstatimi i opozitës, por është konstatim i ONM. Në kohën kur qeveria, pavarësisht rekomandimit për përjashtim që dha ONM për dy drejtuesit e KLGJ dhe KLP, i përfshiu në procesin e shortimit. U bë e qartë nga PD dhe opozita që ata po përfshihen në proces sepse Edi Rama dhe qeveria kërkon që nëpërmjet individëve që nuk përmbushin kriteret për të drejtuar dhe për të qenë anëtar të Këshillit, të ketë kontroll mbi KLP dhe KLGJ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bardhi-klp-dhe-klgj-proces-jo-i-ligjshem
Recommended