Ora News - Rrugorja aksion në Elbasan, 7 të arrestuar dhe 150 gjoba shkelje`

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Elbasanit ka arrestuar 7 drejtues mjetesh për mungesë të lejes së drejtimit dhe konsumim të alkoolit.

Në pranga kanë përfunduar 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa Leje drejtimi dhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë shtetasit Pëllumb S., 61 vjeç, Vangjel S., 18 vjeç, Altin H., 49 vjeç, Mahmud K., 57 vjeç, Sherif K., 25 vjeç, Ardian M., 28 vjeç ,Kozma T., 51 vjeç.

Po kështu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi, përkatësisht F. M., 15 vjeç dhe I.Ç, 14 vjeç.

Vetëm gjatë orëve të fundit, janë dërgar në OASH, 39 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejura, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë vendosur 150 masa administrative nga të cilat: 24 për mos vendosje të rriptit të sigurimit, 56 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 për parakalime të gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Elbasanit thotë se do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane e rurale, me qëllim evidentimin shkelësvetë Kodit Rrugor duke marrë masa parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rrugorja-aksion-ne-elbasan-7-te-arrestuar-dhe-150-gjoba-shkelje

Recommended