Ora News - “Velipoja Grand Europa Resort”, destinacioni i ri turistik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra dhe Shqipëria e kanë tashmë destinacionin e tyre europian të pushimeve. Në një mbrëmje festive, mes të ftuarve të shumtë, u inaugurua ?Velipoja Grand Europa Resort?, një prej investimeve gjigande në brigjet e Adriatikut, i kompanisë ?Xhenis Sh.p.k?.

Punimet që zgjaten rreth 5 vite, i ndryshuan imazhin kësaj zone dhe turizmit në këtë plazh, duke i ofruar standardet më të larta të hoteleri ? turizmit dhe një resort që konkuron denjësisht me ato më të zhvilluarit në vendet Europiane.

Administratorja Belma Çela, e cila qëndroi në krye të kësaj sfide të madhe, sot e ndjen më shumë se askush peshën e këtij realizimi. Ajo thotë se shteti duhet të ndjekë këto hapa, për t?i dhënë vendin që i takon zhvillimit të turizmit, që gjeneron punësim, të ardhura dhe promovim për Shqipërinë.

Belma Çela, administratore: Velipoja në këto momente kërkon një mbështetje të qeverisë në përgjithësi, të lokaliteteve në tërësi dhe mbi të gjithë në një bashkërendim me shtetin kufitar.

Kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti ?Velipoja Grand Europa Resort?, modelin e duhur të investimit dhe produktin për të cilin kishte nevojë Velipoja dhe ka nevojë sot turizmi vendas.

Më pas Çela dhe Ademi prenë shiritin e inaugurimit të hotelit luksoz me 5 yje, që qëndron si qershia mbi tortë në resortin gjigand.

Të ftuarit më pas nga bota e biznesit, pushtetit vendor dhe politikës, miq dhe të afërm të familjes Çela, investitorit të këtij resorti panë nga afër mjediset e brendshme dhe gjithçka çfarë ofron, ky investim i fjalës së fundit në fushën e hoteleri turizëm, që nga sot i ka ndryshuar imazhin turizmit Shqiptar kudo në botë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/velipoja-grand-europa-resort-destinacioni-i-ri-turistik

Recommended