Nivica, destinacioni turistik më 'in' i kësaj vere

  • 4 years ago
Sot në emisionin ?? Rreze Dielli ?? ishte I ftuar ambientalisti Abdullah Diku ai foli për disa nga cudirat më të mëdha të natyrës shqiptare. Ai foli për disa gurë misteriozë që janë gjetur në zonën e Tepelenës, për tulipanin 100% shqiptar dhe për insektin kinez që po dëmton natyrën shqiptare.
Nivica është në listën e 100 fshatrave turistikë, por ambientalisti Abdulla Diku ka dhe arsye të tjera përse e rekomandon, këtë destinacion turistikë.
?? Rrugëtimi nis me një akuadukt, një urë ajrore e cila ka qenë përdorur dikur për të kaluar ujin nga njëra anë e shpatit në anën tjetër, ndertohej një urë ajrore në për të cilën kalonte uji. Poshtë Bënçës është një akuadukt I tillë, I cili është ndoshta 200 vjet I vjetër dhe është shumë interesant. Pothuajse këto janë zhdukur në Europë por ne për shkak të pamundësisë të zhvillimit të teknologjisë kemi vazhduar ti përdorim ato?? shprehet ai.

Recommended