Ora News - FA hapin dyert për të rinjtë, Xhaçka: Mundësi për profesionistë të mirë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë e shkollave të mesme që ditët e verës t?i kalojnë pranë reparteve ushtarake për të parë nga afër dhe për t?u bërë pjesë e përditshmërisë së burrave dhe grave në uniformë.

Grupi i parë i të rinjve u mirëpritën në mjediset e garnizonit të Forcës Tokësore në Zall ? Herr ku përgjatë një jave u bënë pjesë e Forcave të Armatosura në kuadër të misionit të posaçëm ?Rini ? Talent ? Mundësi ? Dinjitet?.

Ministrja e Mbrojtjes përgëzoi të rinjtë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet 1-javor, duke i ftuar ata të marrin në konsideratë të ardhmen në Forcat e Armatosura.

?Sot ne kemi pothuajse 300 vetë që punojnë në shtabet e NATO-s dhe në organizatat e tjera të Sigurisë dhe Paqes me të cilat ne bashkëpunojmë në të gjithë botën. Kemi atashe ushtarak në 10 vende të NATO-s, kemi njerëz jashtëzakonisht shumë që punojnë jashtë kufijve të vendit tonë, sigurisht duke përfaqësuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Është një karrierë që të jep mundësinë që të rritesh dhe të përparosh mjafton që të duash të ecësh përpara.?- u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura për çdo profesion.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fa-hapin-dyert-te-rinjte-xhacka-mundesi-profesioniste-te-mire

Recommended