Shkollat hapin dyert per nxenesit nen masa te rrepta sigurie - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e parë e shkollës këtë vit nisi krejt ndryshe.Kushtet e reja të pandemisë do të diktojnë edhe sjelljet e nxënësve e mësuesve, të cilët duhet të përshtaten me normalitetin e ri. Mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, dhe dezinfektimi i vazhdueshëm, janë rregullat strikte që detyrojnë çdo nxënës t?i zbatojë në ambientet e shkollës.Nxënësit e turnit të parë, u paraqitën në shkollë në orën 07:30. Vetëm pas matjes së temperaturës dhe konfirmimit të formularit të vetdeklarimit që nuk kanë shqetësime shëndetësore nga prindërit e tyre, nxënësit u futën në mjediset shkollore. Frika nga infektimi me virusin e ri ekziston jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga prindërit e gjyshërit, të cilët pavarësisht kësaj, nuk do e zgjidhnin kurrsesi mësimin në distancë, veçanërisht për më të vegjlit.Edhe mësuesit e pranojnë që ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues nën këto kushte.Pas përfundimit të mësimit, nxënësit u shprehën se e patën të vështirë t?i respektojnë rregullat veçanërisht mbajtjen e maskës.Të tjerë preferuan ta shkelin rregull dhe refuzojne mbajtjen e maskes.Pati edhe prindër të pakënaqur nga zbatueshmëria e masave në shkollë.Mësimi në distancë mbetet ende një skenar i mundshëm, i cili do të vihet në zbatim në rastet kur një nxënës është i sëmurë apo në rast infektimi, që do të sjellë karantinim e klasës apo gjithë shkollës.

Recommended