Ora News – Festa e Pashkëve nën masa të rrepta sigurie

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë sot festën e pashkëve. Mesnatën e djeshme mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në meshat e kishave ortodokse e katolike, të cilët ruheshin nga masa të rrepta sigurie. Nën mesazhin "Krishti u ngjall" besimtarët janë lutur për më shumë paqe e begati në këto kohë të trazuara për mbarë globin.

Por, krahas pranisë së besimtarëve, ajo që është vënë re pranë institucioneve fetare ka qenë prania e forcave të shtuara policore, por edhe atyre të RENEA-s. Ndërkohë, qen antieksploziv kanë mbushur sot sheshin "Nënë Tereza" ku është zhvilluar një koncert.

"Masa jo për panik, por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve", shkruan zëdhënsi i policisë së Shtetit në një postim në facebook.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë pritet të zhvillojnë vizitë në Kishën ortodokse dhe atë të Vëllazërisë ungjillore, ndërsa në Kishën Katolike, që prej Krishtindjeve të kaluara nuk do të ketë pritje për politikanët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/festa-e-pashkeve-nen-masa-te-rrepta-sigurie/

Recommended