Ora News - Xhafaj: 2018, viti i kultivimit zero të kanabisit në territorin e Vlorës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse kishte për të vëzhguar sigurinë dhe rendin gjatë sezonit nga Vlora ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk hezitonte të garantonte se viti 2018 do të ketë zero kultivim kanabis.

Xhafaj: Ka rezultate të pakrahasueshme me vitin e kaluar që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm nga ky këndvështrim. Ky do të jetë viti gati-gati i kultivimit zero të Kanabisit në territorin e Vlorës.

Por meqë kjo deklaratë vjen në një kohë kur opozita po hedh çdo ditë akuza pas publikimit të raportit të policisë italiane, ministri i kërkoi kësaj pjesë të politikës të jetë më e përgjegjshme kur hedh baltë mbi vendin.

Xhafaj: Motoja që ka sot opozita ?Shpif, shpif se diçka do të mbetet? mendoj që është zgjidhja më e gabuar që ka bërë dhe në funksion dhe në mungesë të një alternative serioze dhe të besueshme, por që është edhe një dëm i jashtëzakonshëm që i bëhet, imazhit të vendit, imazhit të qytetarëve dhe vetë imazhit të qytetit të Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-2018-viti-i-kultivimit-zero-te-kanabisit-ne-territorin-e-vlores
Recommended