Afati i fundit ishte qershori, PD shtyn për në vjeshtë zgjedhjet për krerët e degëve

  • 6 years ago
Zgjedhjet e afërta vendore duket se nuk janë mjaftueshëm arsye e fortë që procesi i nisur i zgjedhjeve në Partinë Demokratike të përfundojnë në afatet e parashikuara në urdhrat e firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Me ndryshimet në statut më 28 prill selia në qendër urdhëroi nisjen e zgjedhjeve në degët vendore të Partisë Demokratike, proces që parashikohej të mbyllej brenda muajit qershor, që më pas i hapte rrugë zgjedhjeve në qendër.

Në fillim të muajit maj selia qendrore e Partisë Demokratike shpërndau një urdhër që mbante firmën e kryedemokratit Basha dhe sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani që urdhëronte nisjen e procesit zgjedhor në dy nivelet të organizimit të degëve vendore të PD, në seksione dhe grupseksione.

Fillimisht, procesi zgjedhor parashikohej të zhvillohej për nivelin e grupseksionit dhe të seksionit, sipas parimit ?një anëtar, një votë?. Këto zgjedhje duhet të përfundonin deri në datën 20 qershor, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas burimeve në selinë e Partisë Demokratike zgjedhjet do të shtyhen për muajt e vjeshtës, ndërsa angazhimi kryesor i selisë qendrore por dhe i drejtuesve lokalë do të fokusohet në denoncimet dhe çështja e Teatrit Kombëtar.

Recommended