RTV Ora - "30 qershori", Biberaj: Nuk do ketë votime, Iljazaj: Zgjedhjet do ripërsëriten

  • 5 years ago
#rtvora

Në 30 qershor nuk do të ketë votime jo vetëm në bashkitë e opozitës, por edhe në bashki të tjera.

Ish-zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Aleksandër Biberaj tha në studion e lajmeve në RTV Ora se opozita do të jetë e angazhuar në çdo bashki dhe në çdo fshat për të protestuar.

Beti Njuma: Çfarë do të ndodhë në bashkitë e drejtuara nga PD-LSI ?

Aleksandër Biberaj: Unë besoj që nuk do të ketë votime ditën e dielë. Në bashkitë që drejtohen nga opozita jo se jo, por as nga bashki të tjera. Kemi shumë bashki që janë bastione të së djathtës. Duke pasur parasysh edhe protestat kemi një masivitetit, ka shumë qytetarë që janë bashkuar me kauzën e opozitës. Ka pasur dhe ka shumë të majtë që janë bashkuar me lëvizjen tonë për mbrojtjen e demokracisë. Ne jemi të organizuar në çdo bashki, në çdo fshat, për të penguar rivendosjen e diktaturës pas 30 vitesh.

Sipas Biberajt, në asnjë vend të Evropës nuk bëhet fushatë elektorale me kordon policie.

Aleksandër Biberaj: Këto pamje që tregojnë mese qartë se çfarë situatë kemi, janë pamje të denja për vendet e Lindjes së Mesme, për Afrikën, Amerikën Latine, por kurrsesi për një vend evropian. Pra kryeministri bën fushatë me kordon policie. Nuk bën vaki në asnjë vend të Evropës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/biberaj-ne-30-qershor-nuk-do-kete-votim-protesta-ne-cdo-bashki
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended