Meta: 30 qershori i paligjshëm, 3 palë zgjedhje në vjeshtë! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenca ka risjelle edhe një herë tjetër në vëmendje qëndrimin e kreut të shtetit Ilir Meta për situatën ligjore mbas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës, gjithnjë sipas tij.Në materialin e shpërndarë për mediat, Meta këmbëngul se dekreti i Presidentit të Republikës i nxjerre në datën 10 qershor për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ka natyre juridiko-kushtetuese dhe si i tillë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Tij. Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor.Sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekreteve të Presidentit, pasi këtë të drejtë nuk ia njeh as Kushtetuta, as Kodi Zgjedhor dhe as ndonjë ligj tjetër në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Recommended