Meta: Zgjedhje, jo votime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse prej ditësh ministrat dhe deputetet e partisë qe drejton janë përfshire ne nje përplasje te drejtpërdrejte me qeverinë, Ilir Meta ka vendosur te shmange çdo deklarate për koalicionin. Zyra e shtypit pranë LSI ka shpërndare nje takim te kryetarit te LSI me strukturat e njësisë nr 8, ku Meta ka theksuar se ?kudo ka një reagim pozitiv për LSI dhe per politiken e LSI.??Ne besojmë se shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin, dhe të zgjedhin jo vetëm midis partive, por të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që ata besojnë më shumë dhe që do të bëjnë më shumë për qytetarët në të ardhmen. LSI për listat që do të paraqesë për kandidatët për deputet do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj kudo në të gjithë vendin. Në mënyrë që të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë dhe më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë.?Gjate javës se kaluar, jo vetëm ministri Manjani, por edhe ai mjedisit Lefter Koka dhe deputeti Vangjel Tavo publikisht kritikuan qeverinë, por deri me tani kreu i LSI Meta ka preferuar te mos beje asnjë deklarate per funksionimin e koalicionit.

Recommended