Report TV - Tiranë, shpërndanin kokainë me motorin e picerisë, bien në pranga 3 të rinjtë

  • 6 years ago
Kokainë që shpërndahej me motorat e picerisë. Është kjo forma më e re që kanë gjetur 3 të rinjtë në Tiranë, të cilët për t?ju shmangur hetimeve të Policisë, kishin gjetur një mënyrë ndryshe për të shitur kokainën. Bëhet fjalë për Gersi Çeçën 28 vjeç, Renaldo Dalipin 25 vjeç dhe Albian Avdo 27 vjeç që janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Policia ka marrë informacion për këtë grup dhe ka filluar ndjekjen e tre të rinjve, ku ka rezultuar se ata merrnin porosi nëpërmjet celularit dhe më pas shisnin kokainën. Për tu kamufluar klientët që porosisnin kokainën, përdornin shpesh thëniet ?më sill një picë të mirë?. Kokaina çohej te klientët nëpërmjet motorave të picerive, kryesisht gjatë natës.

Shitja bëhej në zona të ndryshme të Tiranës, në varësi të porosive, por më shumë porosi vinin nga zona e ish-bllokut në Tiranë. Mendohet se të rinjtë e shisnin një dozë kokainë nga 60-80 euro. Ditën e mërkurë Policia ka ndaluar fillimishit Renaldo Dalipin duke lëvizur me një makinë ?Audi? ku i është gjetur një qese me kokainë.

Recommended