Report TV -“Ditët e kujtesës” / Ekspozita “Totalitarizmi në Europë” në Tiranë, të rinjtë indiferent!

  • 4 years ago
?Nëse e shkuara harrohet, mundësia për ta përsëritur atë është e madhe?. Në kuadër të Ditëve të Kujtesës? në këtë edicion të pestë të organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) është çelur në sheshin ?Skënderbej? ekspozita ?Totalitarizmi në Europë?. Të dhëna mbi komunizmin, nazizmin dhe fashizmin, të ilustruara edhe me fotografi përcjellin krimet e kryera gjatë regjimeve totalitare në më shumë se 7 dekada. Ndërsa, vizitorët më të interesuar që ndalin për ta parë ekspozitën janë të moshuarit, të cilët ndajnë këndvështrime të ndryshme përsa i përket leximit edhe interpretimit të regjimit socialist në vendin tonë

Recommended