Tiranë/ Bien në pranga 6 persona, për vjedhje, dhunë në familje e mbajtje e armëve të ftohta

  • 4 years ago
TIRANË-Gjatë ditës së sotme kanë rënë në prangat e policisë 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

K. A., 44 vjeç u arrestua për veprat penale veprat penale "Vjedhja?, e kryer në bashkëpunim, ?Dhuna në familje? dhe ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën ?Dritan Hoxha?, ka tentuar të vjedhë pasi theu xhamin e lokalit në pronësi të A. M.

Një tjetër i arrestuar është E. Ç., 23 vjeç, pasi në rrugën ?Ali Shefqeti?, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin shtetasit H. M. dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

S. Q., 63 vjeç, u arrestua pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën ?Abdi Toptani?, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

- A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën "Myslym Shyri" u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Recommended