Shpërndanin në Tiranë kokainë e heroinë, goditen 3 grupe kriminale, në pranga 9 persona

  • 6 years ago
TIRANE-Policia ka goditur tre grupe kriminale që furnizonin kryeqytetin me heroinë, kokainë dhe kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona. Tre grupet kriminale ishin në monitorim nga policia prej disa muajsh, ndërsa ditën e sotme është bërë ndërhyrja duke i shkatërruar. Tre grupet kriminale vepronin në zona të ndryshe të Tiranës, ndërsa mësohet se nuk kishin lidhje me njëri tjetrin.

Operacioni i parë
Në operacionin e parë të koduar "Linza", u arrestuan dy persona, ndërsa u sekuestruan 19 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 3 telefona celularë. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin të arrestuarit merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Dajtit dhe të Linzës. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë , të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës.

Recommended