Report TV - Po tentonte të vidhte motorin për t'u arratisur! Kapet 'makthi' i Tiranës
  • 4 years ago
TIRANË-Policia ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale. 34-vjeçari Edison Canaj i arrestuar në operacionin e koduar 'Prita' ishte i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Pas informacionit se ai po lëvizte në rrugën ?Besim Alla?, policia organizoi operacionin dhe rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm e konstatuan se në këtë rrugë po tentonte të vidhte një motor me qëllim që të largohej, por pas rrethimit të zonës u prangos.Edison Canaj më parë ka qenë dënuar për ?Vjedhje?, ?Heqje e paligjshme e lirisë?, ?Vjedhje me dhunë?, ?Plagosje e lehte me dashje", ?Armëmbajtje pa leje?.
Recommended