Ora News - Vettingu, gjyqtari i Gjykatës së Lartë fshehu dënimin për vjedhje në Itali
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtari pranë Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, duket se do të ngecë në rrjetën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore ndaj tij, ku ishte i pranishëm vetë gjyqtari së bashku me avokatin e e tij Theodhori Sollaku.

Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Trupi gjykues, shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi, bazuar në tre kritere, të pasurisë, atë të figurës, si dhe në vlerësimin profesional për subjektin e rivlerësimit.

Nga hetimet e bëra nga KPK, dosja e tij rezulton tejet e ngarkuar me parregullsi. Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj zbuloi se gjyqtari ka qenë i dënuar për vjedhje në Itali por e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Hamitaj: Gjyqtari ka mohuar te kete qene i denuar ne Shqiperi apo ndonje shtet tjeter.Edhe ne formularin e dekriminalizimit ka mohuar te kete qene ndonjehere i hetuar apo i denuar.

Nga verifikimi rezulton se Admir Thanza është dënuar me 40 ditë burg dhe gjobë në vitin 1999 nga gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë, për veprën penale vjedhje ne bashkepunim.

Hamitaj: Nga dokokumentat e KPK rezulton se z. Thanza i datëlindjes 18.9.1969 ka qene i denuar nga gjykata e shkalles se pare ne Piza të Italisë në 1999 me 40 dite burg per vjedhje ne bashkepunim. Vendimi ka marre forme te prere por i eshte pezulluar.Thanza ka qene i arrestuar ne flagrance dhe e ka fshehur denimin.Ka qene ne sallen e gjyqit kur eshte marre vendimi ndaj tij.

Fshehu pasurinë dhe nuk ka burime të ligjshme

Relatori, Lulzim Hamitaj, tha se për pasurinë KPK ka administruar raportin e ILDKP, ku konstaton se gjyqtari ka bërë deklarim të rremë.

"Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime te ligjshme" tha Hamitaj.

Nisur nga kjo, relatori tha se KPK beri nje hetim te thelluar sipas të cilit gjyqtari Thanza disponon këtë pasuri:

Hamitaj: Pasurite e thanes një apartament banimi 136 metra katror në Shkoder i blere 1 milion e 200 mije leke, e paguar e plote.E deklaruar ne 2003 me vlere 3 milion leke.Si burim te ardhurash jane deklaruar nga shitja e dy apartamente te tjere ne Shkoder.

Apartament banimi 113 metra katror ne Tirane, tek rruga Komuna e Parisit. E deklaruar nga bashkeshortja si pasuri e veta ne vleren e 4 milion lekeve. Apartament dupleks ne Gjirin e Lalëzit, Durres i blere ne 2012 me siperfaqe 95 metra katrore. Në vetting është deklaruar 38 metra katror. Mbetet i paqarte shkaku i kesaj kontrate.

Relatori tha se në analizën e te ardhurave rezulton se ka mungese deklarimi, ka mungese te ardhurash te ligjshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nje-gjyqtar-dhe-nje-prokuror-sot-para-kpk-se-vettingun
Recommended