Ora News- Alibeaj për Teatrin: Ndërkombëtarët të mos heshtin, përgjegjës për mungesën e Kushtetueses
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike deklaroi sot se agjesimi i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e skemës mafioze të Edi Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të 6 kullave, duke grabitur tokën publike dhe private.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi nga faktori ndërkombëtar në Tiranë të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë, pasi sipas tij gjithashtu ka përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Për Alibeajn, skema mafioze nëpërmjet të cilës Edi Rama asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe, më pas miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues të Teatrit ka vetëm një qëllim: pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës nëpërmjet shembjes së Teatrit Kombëtar, grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike dhe kërcënimit të pronarëve privatë për ta shitur tokën me çmimin qesharak të përcaktuar, sërish në mënyrë antikushtetuese, nga kryemafiozi i qeverisë.

Deklarata e deputetit Enkelejd Alibeaj

Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-teatrin-nderkombetaret-te-mos-heshtin-pergjegjes-mungesen-e-kushtetueses#.W0NRrlkKVtc.facebook
Recommended