Ora News - Hetimet: 3.4 mln eurot e bllokuara dërgohen në Bankën e Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë ne transportin e 3.4 milion eurove nëpërmjet Portit të Durrësit. Deri tani të katër të arrestuarit e kanë mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të gjetura në dy automjetete ndërsa vijojnë kërkimet për dy kushërinjtë Vladi. E gjithë sasia e valutës është dërguar në Bankën e Shqiperisë për llogari të prokurorisë në ruajtje për të mos u hedhur në qarkullim. Ndërkohë dosja do ti kalojë Krimeve të Rënda duke u shtuar të akuzuarve edhe akuzen e grupit te strukturuar kriminal.

Tirane- Katër personat e arrestuar për sasinë e 3 milion e 470 mije euro, që u bllokua mesditën e së dieles, 24 qershor, në portin e Durresit pritet të dalin në gjykatën e këtij rrethi për tu vleresuar më masën e sigurisë.

Më pas çështja pritet ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi ndaj tyre krahas akuzave të referuara nga policia, do ti shtohet edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal, që është kompetencë hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Rënda.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Burimet thonë se deri tani dyshohet se personat që janë arrestuar por edhe dy kushërinjtë Vladi që janë shpallur në kërkim, kanë vetëm rolin e transportuesit, ndërsa të tjerë persona dyshohet se fshihen pas sasisë së parave.

Mësohet se e gjithë vlera e valutes së sekuestruar është dërguar për tu ruajtur në Banken e Shqiperisë për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa disa prej kartmonedhave u është bërë edhe ekspertiza për të evidentuar gjurmët e gishtave dhe nese në ndonjeren prej tyre ndodhen gjurmët e të arrestuarve.

Gjithashtu për ekspertim janë dërguar edhe radio e policisë dhe arma e gjetur ne shtepine e shoferit 61 vjeçar.

Deri tani të arrestuarit mesohet se kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar të kene patur dijeni për sasitë e parave që ndodheshin në dy automjetet.

Alban Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blere disa automjete per kompanine e tij, e cila nga verifikimet rezulton e e hapur në maj të këtij viti.

Hetimet janë përqëndruar edhe ne dy personat, të cilët janë shpallur në kërkim. Burime nga grupi hetimor pohojne se kanë nisur verifikimet në lidhje me aktivitetin e tyre ndërsa dyshohet se ata janë larguar nga Shqipëria menjëhere sapo kanë mësuar se janë zbuluar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hetimet-transportin-eurove-te-arrestuarit-do-te-akuzohen-grup-te-strukturuar-kriminal

Recommended