Ora News - Bllokohen në Portin e Durrësit 1.5 mln euro, ishin fshehur në një "Toyota"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi e madhe prej 1.5 milionë eurosh është bllokuar në Portin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në një makinë tip "Toyota" pa targa.

Mësohet se makina ishte nisur nga Belgjika dhe sipas raportimeve nuk kishte një destinacion përfundimtar.

Gazetari i Ora News në Durrës, Leonidha Musaj thotë se makina Toyota kishte mbërritur në port nga Italia me tragetin e Linjës Ankona - Bari.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me paratë e sekuestruara në makinën Toyota.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokohen-ne-portin-e-durres-15-milione-euro

Recommended